Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të deputet Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi shprehu ngushëllimet për miqtë e familjarët e tij, teksa edhe është përlotur.
“Kemi humbur shokun tonë të mirë Bashkim Finon. Ne sot do ta kujtojmë si një koleg serioz, i duruar që përballonte më shumë seriozitet të gjitha situata e vështira. Ne kemi humbur atë kur Shqipëria po fillonte të fitonte betejën me Covid. Ndaj të nderuar koleg ju ftoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha Hysi.
Në ulësen e Finos në Kuvend janë vendosur disa lule të bardha në shenjë respekti për të ndjerin.
Lajmi kryesor:
Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD
B.K.//ReportTv.al