Dorjana Haka dhe Alban Hoxha

Ndërroi jetë pasi lindi djalin, Gjykata nis shqyrtimin e dosjes për vdekjen e partneres së Alban Hoxhës! E ëma: Duam drejtësi

16 Janar, 20:57| Përditesimi: 16 Janar, 23:00

  • Share

Pas 7 vitesh ka nisur shqyrtimi në Gjykatën e Apelit, i dosjes së Dorjana Haka, gruaja e portierit të Partizanit Alban Hoxha, e cila ndërroi jetë në vitin 2015, pak ditë pas solli në jetë djalin e saj.

Nëna e 25-vjeçares së ndjerë ka bërë thirrje për drejtësi, ndërsa është shprehur se prej vitesh familja e saj pret fjalën e institucioneve.

"Vajza ime vdiq për shkak të një mjekje të paaftë. Bëri atë që një student nuk e bën nuk hap një kartelë. Kardiologjia nuk ishte as në konsultë, as në operacion as në mbas lindje. Dua drejtësi ndoshta,  që prindërit e tjerë të mos të vuajnë këtë që po vuaj unë që një nip të mos ritet pa nënë. 7 vite janë shumë që po presim shpresojmë nga drejtësia e re që të marrim një vendim të drejtë, shpresoj mos të zvarritet më shumë. Jemi një familje që vetëm vuajmë, vuajmë, s’kemi pasur të drejtë që të kemi asnjë një avokat mbrojtës.’- tha ajo.

Dorjana ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin përmes lindjes cezariane. Të pandehur për vdekjen e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës janë dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?