LUSHNJE-Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga makina tip “Benz” ndërsa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje.
Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në afërsi të fshatit Dushk, makina drejtohej nga personi me iniciale E. B., i cili është shoqëruar në komisariat.
Ndërsa viktima është personi me iniciale L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento