Sami Repishti

Politikë

Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit

27 Nëntor, 19:03| Përditesimi: 27 Nëntor, 20:43

  • Share

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.

Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar. Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.

Ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.

Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg. /VOA/
 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 28/11/2024 11:11

    Ndahet nga jete agjent i i UDB dhe i CIA,dallendysh i demokracise,Sami Rrepishti.Dite zie kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?