Foto nga filmi ‘Përrallë nga e kaluara' dhe 'Pinoku'

Kultura

Ndërron jetë aktorja e famshme e filmit shqiptar ‘Përrallë nga e kaluara'

18 Dhjetor 2019, 16:33| Përditesimi: 18 Dhjetor 2019, 16:37

  • Share

Aktorja e dashur për publikun, që të gjithë e mbajnë mend nga roli i Kotes në "Përrallë nga e kaluara” ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur për të ndjerën Mira Minga Jupi erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mikesha e saj Shegushe Bebeti, e publikoi duke ndarë dhimbjen e madhe për aktoren që do t’i mungojë skenës.

Lamtumira do t’i jepet në SHBA, jashtë atdheut të saj.

Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.

Përvec rolit të Kotes, ajo gjithashtu luajti për here të parë Pinokun.

Mira Minga Jupi

Komento

Komente

  • Erik: 18/12/2019 22:25

    Ngushellime familjes dhe te afermve. Nje rol luajti, por e beri te paharrueshme per publikun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?