Ndërron jetë aktorja e James Bond Goldfinger, Honor Blackman

7 Prill 2020, 02:50| Përditesimi: 7 Prill 2020, 03:00

  • Share

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Familja e saj përmes një deklarate për shtyp tha se ajo vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Lewes, East Sussex për shkaqe natyrore.

Blackman po ashtu ishte e njohur për interpretimin e saj në Cathy Gale në serialin televiziv të viteve 1960 The Avengers me Patrick Macnee. Rolet e saj të tjera përfshinin Hera në Jason dhe Argonauts dhe Laura West në serialin televiziv të viteve 1990 The Hand Upper.

Në deklaratën e dhënë nga familja e Blackman thuhej se: "Përveçse një nënë dhe gjyshe e shkëlqyer, Honor ishte një aktore me një talent të jashtëzakonshëm krijues. Me një kombinim të jashtëzakonshëm të bukurisë, trurit dhe aftësisë fizike, së bashku me zërin e saj unik dhe një etikë të përkushtuar në punë, ajo arriti të krijonte një figurë të pashembullt në botën e filmit dhe argëtimit. Me përkushtimin absolut në punë dhe profesionalizëm të plotë ajo dha kontributin e saj në disa nga filmat dhe prodhimet e mëdha teatrore të kohërave tona”.

“Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë kohë të vështirë", shprehet ndër të tjera familja e Blackman.

Komediani dhe njëkohësisht tifozi i filmave të James Bond, David Walliams tha që Blackman do të "jetonte përgjithmonë" si Pussy Galore.

Regjisori Edgar Wright, ndërkohë, e kujtoi atë si "vajza e fundit e Bondit dhe Avenger origjinal".

1586221197_111640561gettyimages1174052908.jpg

1586221213_111640565gettyimages110169518.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?