Marika Kallamata

Ndërron jetë aktorja e mirënjohur e komedisë 'Një baba tepër', njihej si gjyshja e përrallave

22 Dhjetor 2019, 18:34| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 11:57

  • Share

TIRANE- Aktorja e mirënjohur Marika Kallamata është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artistja Marika Kallamata lind 17 nëntor 1930 në Fier. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e lindjes. Ajo u angazhuar si aktore në Teatrin Popullor në vitet 1950. Në vitin 1984 ajo mori urdhrin "Artiste e Merituar". 

Disa nga rolet më të suksesshme janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija. Artistja doli në pension, në tetor të vitit 1985. Veç roleve  në teatër dhe kinema njihet nga spektatorët edhe si “gjyshja e përrallave". Pas viteve '90 luan role në komeditë: "Shtëpia me dy porta", "Nesër është vonë" dhe "Një baba tepër", "Streha e të harruarëve". Në krijimtarinë e saj artistike, numëron rreth 100 role.

Ministria e kulturës Elva Margariti shkruan se homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.

“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.

Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!

U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!

Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”, shkruan Margariti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 22/12/2019 22:17

    Marika Kallamata beri dhe i la vendit art te vertete. I qofte dheu i lehte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?