Një prej ikonave të viteve të arta të kinematografisë shqiptare, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur, Mimika Luca

21 Shkurt 2023, 12:50| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 17:32

  • Share

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Luca e cila ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare njihen si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare. 

Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja. Luca u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Roli i parë në skenë si aktore ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë. Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj. Në vitin 1977 filloi punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit.  

 Ndër rolet ku ka spikatur do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.

Ora 17:44
Ndarja nga jeta e aktores Mimika Luca, Begaj: Trashëgimia artistike e saj pasuri që publiku shqiptar do ta çmojë gjithmonë

Presidenti vendit Bajram Begaj me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Mimika Luca, e cila u nda sot nga jeta në moshën 85-vjeçare.

‘U prehtë në paqe Mimika Luca!  Trashëgimia artistike e Mimika Lucës është një pasuri që publiku shqiptar e ka çmuar dhe do të vazhdojë ta çmojë përgjithmonë!'- shkruan Presidenti Begaj.

Ora 16:31
Ndarja nga jeta e aktores Mimika Luca, Rama: Tanimë je përqafuar me Ndrekën, kjo do ta bëjë Gjergj Lucën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Mimika Luca. Rama shkruan se tashmë është bashkuar me bashkëshortin e saj Ndrenikën dhe kjo do ta bëje më të fortë djalin e tyre Gjergj Luca.

“Lamtumirë e dashur Mimika, tanimë je përqafuar me Ndrekën dhe kjo do ta bëjë Gjergjin më të fortë shpresoj”, shkruan Rama.

Ora 15:19
‘Nuk dua ta besoj se ka ikur’, Mevlan Shanaj për Mimika Lucan: Model në artin skenik dhe si bashkëshorte e Ndrekës, që kishte temperament të veçantë

Një nga kolegët më të ngushtë të aktores Mimika Lucaj, Mevlan Shanaj shpreh për “Report Tv” dhimbjen për humbjen e mikeshës së tij, prej dekadash. Kineasti e përshkruan jo vetëm si një aktore të talentuar, por edhe bashkëshorte, nënë e gjyshe të përkushtuar.

“Nuk dua ta besoj që ka ikur se ishte shumë vitale, shumë energjike. Një grua e mençur dhe një model në artin skenik, jo vetëm si aktore por edhe si shkrimtare. Unë kam pasur shumë miqësi me të dy, por me Mimikën kishim një lidhje shumë të veçantë.

Së fundmi u takuam për datëlindjen e saj të 85-të, ku ajo kërceu. Është balerinë! Me Mimin takoheshim rregullisht, dhe kishim marrëdhënie të shkëlqyera.

Rrinte në Elbasan pranë të birit, një gjyshe e jashtëzakonshme, por një grua e butë, e mençur, vitale! Ishte ndër gratë më të emancipuara dhe të ditura të skenës!

Mimika dhe Ndreka, miq të adhuruar, unë kam bërë një dokumentar për Ndrekën ,ku në qendër del Mimika! Ajo ishte një grua model, dhe e kaloi jetën me një burrë me një temperament të vështirë, të veçantë, siç ishte Ndrek Luca.

Një grua që rrezatonte, urtësi, mençuri, delikatesë, kjo ishte Mimika Luca!” u shpreh Shanaj.

Ora 14:48
Veliaj: I trishtuar për ndarjen nga jeta të Mimika Lucës, ikonë e kinematografisë shqiptare

1676811902_erionveliaj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për familjen pas ndarjes nga jeta të aktores së njohur Mimika Luca.

"I trishtuar për ndarjen nga jeta të aktores Mimika Luca, ikonë e Teatrit Kombëtar dhe e kinematografisë shqiptare.

Ngushëllime familjes!", shkroi Veliaj.

Ora 14:42
Ndarja nga jeta e aktores së njohur, reagimi i Gjergj Lucës: E shtrenjta nëna ime mori rrugën për parajsë

1676987156_331502941959255318535525685153751353507163n.jpg

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij Mimika Luca, aktores së njohur duke thënë se sot mori rrugën për në parajsë.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës”, shkruan Gjergj Luca.

Ora 14:22
Ndarja nga jeta e Mimika Lucës, Nikolla: Do na mungojë! Imazhi paqësor dhe rolet e saj u bënë pjesë e jetës të disa brezave

1676986927_33274722234381630564373941410957554380646776n.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores Mimika Luca duke thënë se do i mungojë të gjithëve pasi ishte imazh paqësor që përmes roleve u bë pjesë e jetës të disa brezave.

“Sa trishtim!

Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës dhe ekranit shqiptar, u nda nga jeta!

Mimika do të na mungojë të gjithëve, sepse imazhi paqësor dhe rolet e saj janë bërë pjesë e jetës së disa brezave!

Ngushëllime familjes!

Pushofsh në paqe, Mimika”, shkroi Nikolla.

Ora 14:15
VIDEO e fundit e Mimika Lucës/ E lumtur dhe plot buzëqeshje festonte 85-vjetorin duke kërcyer me Viktor Zhustin

Këto janë pamjet e fundit që kemi parë nga Mimika Luca, e cila shfaqej duke kërcyer bashkë me kolegun e saj, aktorin e njohur Viktor Zhusti. Ata po festonin 85-vjetorin e lindjes së Mimikës më 24 dhjetor dhe vërtetonin se vitet janë thjesht numra ndërsa buzëqeshja dhe humori nuk mungonte në fytyrat e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laçi: 21/02/2023 23:16

    Ngushullime Familjes!

    Përgjigju
  • beni: 21/02/2023 16:46

    ngushellime,,,familjes,,,se bashku me ndrek lucen na kane dhuruar filma te bukur. dhe emocione te vecanta....i urojme suksesen ne biznes djalit te tyre,,por ta vendose biznesin ne afersi te detit ,,jo ne elbasan,,apo korce...

    Përgjigju
  • Beni: 21/02/2023 14:52

    Respekt dhe mirenjohje per familjen Luca! Ngushellime te sinqerta familjes. I perjetshem kujtimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?