Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Trupi i tij pritet të sillet nesër në vendin tonë, ku dhe do të varroset.
Lajmin e hidhur e konfirmoi edhe nëna e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
"Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës.Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje. Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë , jam i qetë por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste.Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejeshme"shkruan Diana Lame.
Mirela Dhono Lame ka bërë dedikim e parë mjaft prekës në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, Artan Lame.
"Une jam Tani dhe do jem pergjithmone!
TE DUA PERJETESISHT ZEMERBARDHI IM”,- shkruan ajo.
Pak muaj më parë ai pësoi një tjetër goditje, pas një ishemie. Ndërsa, po zemra i shfaqi sërish probleme. Prej një jave në Gjermani, Artan Lame nuk mundi t’ia dalë të përballonte një tjetër një ndërhyrje të vështirë.
Gjurmët që shpresonte të linte në histori, Artan Lame nisi t’i shënjoi duke u angazhuar në disa detyra shtetërore ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013.
Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Mirela Dhono Lame ka bërë dedikim e parë në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, Artan Lame, i cili ndërroi jetën mëngjesin e sotëm, në Gjermani.
"Une jam Tani dhe do jem pergjithmone!
TE DUA PERJETESISHT ZEMERBARDHI IM”,- shkruan ajo.
Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.
Në vitin 2023 pasi u largua nga posti si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame u shpreh se largimin e konsideronte si ‘dhuratë’ për ditëlindje, ndërsa theksonte se duhej të kujdesej për shëndetin pas ndërhyrjes në zenër që ai bëri në mars të 2016-ës.
“Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, u shpreh Lame në 2023.
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër, duke lënë pas një kontribut të çmuar në kulturën dhe historinë shqiptare.
Lame lindi në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës dhe la pas dy fëmijë. Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Karriera e tij ishte e ndërthurur mes angazhimit intelektual dhe detyrave shtetërore, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion.
Në vitin 2000 ishte Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Nga 2000-2002 nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, 2002-2005 zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Artan Lame do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (2013–2019), një institucion kyç në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Më pas, ai mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku qëndroi deri në vitin 2023 dhe më pas u largua për arsye shëndetësore.
Përtej funksioneve publike, Lame ishte një njohës i thellë i historisë shqiptare dhe një zë i angazhuar në mediat shqiptare me analiza, shkrime dhe rubrika që sillnin në vëmendje ngjarje të rëndësishme historike. Koleksionist i pasionuar i artefakteve historike, ai kontribuoi edhe në promovimin e kulturës përmes ekspozitave dhe shkrimeve dokumentuese. Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Dhe në vitet 2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.
Veprimtari Publike
Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë
Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Ëord Collectors Club”, Genova
Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano
Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”
Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”
Botime
Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).
Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).
TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000
Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010
Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010
TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Ëien 2011
Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011
Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011
Dekorime
2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”
2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë
Në mars të vitit 2016, Artan Lame iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale në zemër.
Komente

VDES KAMHA E RRON SALI KRIMINELI....
PërgjigjuNUK VDES SALIU,,,VDES LAMJA DJALE FLIRI....
PërgjigjuU PREEFTËNË PAQE.NGUSHËLLIME NËNËS BASHKËSHORTES DHE FËMIJVE.
PërgjigjuZemerhajduti
Përgjigju