Evis Kushi dhe familja e saj me At Nikolla Markun

Politikë

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i vetëshpallur i Kishës Ortodokse "Shën Mëria" në Elbasan

20 Korrik, 09:00| Përditesimi: 20 Korrik, 09:40

  • Share

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, në orën 22:00, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare At Nikolla Marku, prifti i vetëshpallur i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan.

Figura e tij është e njohur për përkushtimin disa dekadësh në shërbim të besimit dhe komunitetit, duke e kthyer kishën në lagjen Kala të Elbasanit në një qendër shpirtërore të gjallë dhe të hapur për çdo besimtar.

At Nikolla Marku mbajti një qëndrim të palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ai konsiderohej një zë i pavarësisë fetare dhe i dinjitetit kombëtar, shpeshherë i vetmuar në qëndrimet e tij, por gjithmonë i vendosur në mbrojtje të trashëgimisë ortodokse shqiptare.

Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria” në Elbasan, aty ku shërbeu për gjithë jetën, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 17:00, me pjesëmarrjen e besimtarëve, qytetarëve dhe atyre që ndanë me të vlerat e besimit dhe të identitetit.

At Nikolla Marku do të kujtohet si një figurë e rrallë, që nuk heshti përballë padrejtësive dhe që i shërbeu Zotit dhe kombit me përkushtim deri në fund.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të At Nikolla Markut ka shprehur edhe deputetja e Partisë Socialiste për qarkun Elbasan, Evis Kushi. 

Postimi i plotë i deputetes Evis Kushi:

Lamtumirë At Nikolla Marku!

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të At Nikolla Marku, prifti i kishës në lagjen Kala të Elbasanit, njeriu që ka qenë pranë familjes sonë në çastet më të shenjta. Na pagëzoi, na kurorëzoi në martesë dhe na udhëhoqi gjithmonë me urtësi, dashuri dhe fjalë drite.

Prehu në paqen e përjetshme, At Nikolla! Bekimi yt do të jetojë gjithmonë me ne!

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nje besimtar: 20/07/2025 18:05

    U PREFSH NE PAQE DHE ZOTI TE TE NDJEJE SHPIRTIN. RESPEKTE

    Përgjigju
  • Lushnjari.: 20/07/2025 17:30

    Nderimi i Nikolla Markut duhette behet shume i madhe,sepse Atdhetaret te tipit Nikolla Marku qe kane bere te ekzistoj ky vend po quhen arkaike.i pa harruar qofte kujtimi i ketij atdhetari te madhe

    Përgjigju
  • Veli Stafa: 20/07/2025 15:28

    Kemi biseduar disa here bashke atje ku sherbente ne.manastirin Shen Meria.ne Elbasan. I ekuilibruar, i qete, patriot,pasardhes dinjitoz i klerikeve ortodokse qe fene e vune ne sherbim te kombit i Negovanit at Stathi Melanit Nolit,.Arthur Liolin etj.Respekt perhere.

    Përgjigju
  • NJË BESIMTAR I NJË BESIMI TJETËR: 20/07/2025 12:21

    PO AT.NIKOLLA ISHTE NJË SHËRBËTOR I PERËNDIS E SHQIPTAR MË SHUMË.U PREFTË NË PAQE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?