Vladimir Kasaj

Kultura

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare autori dhe regjisori i shumë filmave Vladimir Kasaj

7 Nëntor 2021, 08:21| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 08:42

  • Share

Autori dhe regjisori i shumë filmave artistikë, Vladimir Kasaj, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit, e kanë bërë me dije familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale. Regjisori ndërroi jetë për shkak të një Ishemie cerebrale.

Lindi ne Tirane me 12 tetor 1950. Dashuria e tij ishte kinemaja. Kishte shumë ëndrra dhe vinte me një informacion të kohës nga studimet në Rumani. E ndjente në punë me kolegët, me aktorët dhe me ekipin realizues të filmave.

Kreu dy vjet Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane dhe pastaj vazhdoi tre vjet Insitutin e Kinematografisë në Bukuresht , Rumani. U diplomua në Insitutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe fill më pas punoi si asistent me regjisorin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti në filmin “Lulëkuqe mbi murë”.

Filmi i tij i parë u realizua së bashku me Spartak Pecanin , “Streha e re” – 1976; Kaloi si regjisor pranë RTSH-se duke u marrë fillimisht me ekranizimin e dramave dhe filma publicistike.

Në vitin 1978, xhiroi filmin e parë në mënyrë të pavarur , televizivin me dy seri “Ditët që sollën pranverën” si dhe “Një nate nëntori” – 1979. Përveç dramave dhe spektakleve televizive artistike në Televizion, xhiroi edhe 4 filma, ndër të cilët më i suksesshëm rezultoi “Rikonstruksioni” ne vitin 1989 i cili u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu” për regjinë më të mirë. Ndër filmat e tjerë, mund të kujtojmë “Inxhinieri i minierës” – RTSH, 1981 / “Flaka e maleve” (dy seri) – 1982, që dallohet për vlerat e spikatura regjisorjale , “Çanta e zeze” – 1984 me skenarin e Koco Devoles; Kino Komedia “Hapi sytë e zezë” – RTSH, 1984 / “Rrufeja nga mali” (telekomedi) – 1986 me skenarin e Pellumb Kulles.

Realizoi me dhjetëra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987 që nga përmasat ishte produksioni më i rëndësishëm i vitit.

Ka realizuar me sukses qindra emisione humoristike apo koncerte në natyrë, me aktorët tanë më të mirë të humorit dhe këngëtarët e mrekullueshëm të vendit tim. Ka pasur privilegjin të punoj me ajkën e artit Shqiptar, për të cilët ruan akoma kujtimet më te bukura, qe nga Luftar Paja, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Aleko Prodani, Ceken, Zef Deda, Gezim Kruja, Fadi Hasa, apo parodistët e Fierit dhe Vlorës. këngëarët tanë të mrekullueshëm, Vaçe Zela, Gaqo Cako, Avni Mula, Zeliha Sinën, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Parashqevi Simaku etj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?