Ndërron jetë farmacisti shqiptar, Urdhri i Farmacistëve: Ndarja e parakohshme nga jeta, dhimbje për të afërmit dhe miqtë

7 Shkurt 2021, 07:47| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 07:50

  • Share

Një farmacist shqiptar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në vendin tonë. Bëhet fjalë për Agron Spahiun.

Këtë e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri përmes një postimi në Facebook.

Ata shkruajnë se Spahiu ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë përgjatë viteve 1991-1996 dega stomatologji si dhe i vijoi më pas studimet për farmaci ku u diplomua më 2010-ën.

Nuk dihet ende shkaku i ndarjes nga jeta. Ndërkohë në disa media shkruhet se më parë, Spahiu ka kaluar koronavirusin.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Agron Spahiu. Agroni lindi më 16 korrik 1972 në qytetin e Peshkopisë. Shkollën e mesme e kreu në vendin e tij të lindjes në vitet 1987 - 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Agronit është një dhimbje e madhe për dy fëmijët e tij, për prindërit, familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë të afërmit. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, prindërve, familjarëve dhe të afërmve dhe ndan dhimbjen me ta për këtë ikje të parakohshme të tij. U prehsh në paqe Goni!

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?