Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve

1 Dhjetor 2023, 11:37| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 11:43

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.

Rastin e ka kallëzuar në polici babai i foshnjës, i cili ka deklaruar se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin. Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjegjshëm mjekësor.

Drejtori i këtij reparti, Zef Ndrejajn ka mohuar deklaratën e babait, ku ka theksuar se foshnja ka vdekur sa ka qenë brenda në mitër. Ai konfirmoi se rasti është në autopsi dhe do të shihet saktë se çka ka ndodhur.

“Gabim është (deklarata e babit), foshnja nuk ka lindur e vdekur, ka vdekur brenda në mitër tash arsyet janë të shumta. Mundet me qenë kordoni edhe ndonjë anomali. Kështu që rasti është në autopsi kur verifikohet atëherë e shohim se çka është arsyeja”, ka thënë Ndrejaj për Insajderin.

Çka deklaroi babai i foshnjës në Polici?

Sipas babait të foshnjës, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?