Kronikë

Ndërron jetë heroi shqiptar në Greqi që u shpëtoi jetën nga flakët 70 qytetarëve

12 Gusht 2019, 22:58| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 11:03

  • Share

GREQI-Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Kostas Arvanitisi me origjinë shqiptare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Arvanitisi u bë i njohur, pasi vitin e kaluar arriti që të shpëtonte me varkën e tij 70 persona në Mati, një nga zonat që u përfshi nga flakët.

Qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij. Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale duke vlerësuar figurën e tij.  

Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do mbulohet nga shteti. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona” shkruan kryeministri grek.

Shqiptari punonte si peshkatar. Ditën e zjarrit Arvanitis mori varkën e tij, bashkë me gruan, djalin dhe një peshkatar egjiptian dhe shpëtoi 70 njerëz.

Komento

Komente

  • Faik Miu Plera e Myzeqesë: 13/08/2019 09:02

    Po ai vetë ç’thoshte për veten e tij se në Greri ka me mijëra me këtë mbiemër dhe deklarohen grerë!

    Përgjigju
  • Anustasi: 13/08/2019 02:08

    Gerrqia te hetoje krimin dhe te shpjegoje para gjykates nderkombetare pse perndiqen vazhdimisht heronjte me prejardhje Ilire, Shqiptare! Ne gjyq do na shihni ore bq-re! Te fala lartbqresise se tij! Po u bejme gati ate cfare perdor prifteria!

    Përgjigju
    • Eri: 13/08/2019 09:09

      Vdiq nga kanceri zoteri.Per cfare gjykate e ke fjalen?Te shkojme ne gjykate per Iliret ne tani?Te shkojme ne gjykate pse ishim te pushuar nga otomanet?As te vdekur nuk i leme rehat.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?