Pamje nga ceremonia mortore

Gjendet pa jetë në shtëpi Masar Rizvanolli, historiani i njohur nga Kosova

26 Maj 2020, 22:26| Përditesimi: 26 Maj 2020, 22:58

  • Share

KOSOVË- Prof.Dr. Masar Rizvanolli, një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Ai u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm.

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj të vitit 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë. Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e filloi në Kukës, ku mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku, gjakovar dhe patriot i madh.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli  ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve "Jakova". Ai ka qenë  edhe autor i shumë librave historikë  për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 27/05/2020 16:31

    RRethi shoqerore,f amiljaret dhe te a fermit, eshte dashur te kene pak kujdes qe, te shpetonin kete njeri,i cili dha shume per shoqerine dhe komben shqiptar.Nuk kam njohuri,nese te kete pesuar nga nje moskujdesje,apo evitim-pengim te ndonje personi famljar apo te afert te familjes se gjere, qe ka rrezikuar jeten e Tij.

    Përgjigju
    • Sefa Zgjim: 01/06/2020 13:34

      Ke shume te drejte!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?