Anton Berisha

Kosova & Rajoni

Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë

2 Janar, 16:13| Përditesimi: 2 Janar, 16:21

  • Share

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij sot, më 2 janar, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Ndërsa e pamja do të mbahet  më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00", shkroi djali i tij.

Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?