Ish-mundësi rekordmen Ramadan Martini, dhe çmimet e fituara prej tij

Kronikë
Sport
Top 24

Ndërron jetë ish-mundësi rekordmen Ramadan Martini, 7 herë kampion kombëtar në mundje

6 Nëntor 2018, 18:41| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 21:05

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 87- vjeçare ish-mundësi e peshëngritësi rekordmen, Ramadan Martini i cili i ka kushtuar sportit 43 vite nga jeta e tij. 

Ramadan Martini lindi në Tiranë në vitin 1931, ai ka dhënë kontribut të çmuar në sportet e peshëngritjes dhe mundjes, si lojtar, trajner, mësues shkollash dhe punonjës në Federatat Sportive. 

Ramadan Martini

Në vitet 1949 -1957 është shpallur 7 herë kampion kombëtar në mundje, dhe 5 herë kampion kombëtar ne peshëngritje, duke hyrë në elitën e këtyre sporteve

Ramadan Martini ka mbaruar studimet per specialitetin e mundjes dhe peshëngritjes në Varshavë të Polonisë ndërsa në vitin 1967 është diplomuar edhe në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë

Jetëshkrimi dhe çmimet e fituara prej tij

Ka punuar për një kohë të gjatë për trajnimin e brezave të rinj në sportet e mundjes peshëngritjes dhe boksit. 

Ka qenë trajner i ekipeve të ndryshme të mundjes deri në vitin 1973, ndërsa më pas ka shërbyer si gjyqtar. 

Për kontributet e tij në sport është vlerësuar me disa tituj si Mjeshtër i “Merituar i Sportit në Mundje dhe Peshëngritje ““Nder i Sportit Shqiptar” urdhri “Naim Frashëri”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?