Pajtuesi i gjaqeve, Nikollë Shullani

Ndërron jetë kryetari i shoqatës se misionarëve të pajtimit të gjaqeve në Shkodër, ndërmjetësoi (pa sukses) për lirimin e Jan Prengës

14 Qershor 2022, 12:05| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 13:19

  • Share

SHKODËR- Kryetari i Shoqatës së Misionareve të Pajtimit të Gjaqeve, Nikollë Shullani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 68-vjeçare.

Report Tv mëson se Shullani prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, në të cilën për fat të keq nuk mundi që ta fitonte.  Ai njihet në veriun e Shqipërisë si njeriu që ka marrë disa misione për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, mes tyre edhe ka tentuar edhe që të shpëtojë Jan Prengën nga rrëmbimi dhe ekzekutimi i tij, por pa sukses.

Shullani  do të mbahet mend si njeriu ia ka dalë që në disa familje të ndalet gjakderdhja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?