Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Madalene Albright. Xhaçka ka vlerësuar rolin e saj për ndalimin e makinës së luftës kriminale të Millosheviç.
"Trishtim për ndarjen nga jeta të Sekretares Albright. Një grua e mahnitshme dhe një frymëzim për miliona vajza dhe gra në mbarë botën. Përgjithmonë mirënjohëse për rolin e saj në përfundimin e Luftës së Kosovës dhe ndalimin e makinës së luftës kriminale të Millosheviç. U prehshi në paqe zonja Sekretare!", shkruan Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta Madeleine Albright, 'kumbare' e çlirimit së popullit të Kosovës! Rama: Mbikëqyri rrugën e lirisë! Kurti: Mike e jona deri në fund
I.K/ReportTv.al