Sulli

VIP & Spektakël

Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare ylli i popit korean

15 Tetor 2019, 10:05| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 10:09

  • Share

Ylli i popit korean Sulli ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Sipas BBC , menaxheri i këngëtares e gjeti atë të vdekur në shtëpinë e saj afër Seulit në Korenë e Jugut.

Ajo kishte më shumë se 5 milionë ndjekës në Instagram dhe kishte marrë pjesë në grupin F, derisa u largua në vitin 2015 për t`u përqendruar në karrierën e saj të aktrimit.

Këngëtarja dhe aktorja Sulli u shfaq në një numër programesh televizive për të folur për abuzimin në internet me të cilin u përball si personazh i famshëm.

Emri i vërtetë i këngëtares, Choi Jin-ri, mendohet se e mbylli punën e saj në popin korean pasi luftoi me abuzimin që mori në internet. 

Gazetari  Taylor Glasby tha se Sulli ishte një shpirt i lirë.

Nuk dhet ende shkaku i vdekjes së saj dhe policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Këngëtarët koreanë janë bërë shumë të fasmshmë kohët e fundit, për silin unik që kanë në këngët e tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?