Mama Cax

VIP & Spektakël

Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare modelja e famshme me këmbën protezë

21 Dhjetor 2019, 16:40| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 16:44

  • Share

Modelja e famshme Mama Cax është ndarë nga jeta në moshën 30-vjeçare.

E veçanta e saj ishte se njërën këmbë e kishte protezë dhe përsëri ishte ndër më të kërkuarat në botën e modës.

Ajo fluturoi nga Londra në New York për të realizuar një fotosesion, por papritmas u sëmur.

Cax e kaloi javën e fundit të jestës me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku, por nuk mbijetoi dot dhe u nda nga jeta në datën 16 dhjetor.

Familja publikoi një foto të modeljes në Instagram sot duke njoftuar vdekjen e saj:

Me dhimbje dhe trishtim të jashtëzakonshëm njoftojmë ndarjen nga jeta të Cacsmy Brutus (Mama Cax)”, kanë shkruar ata.

Kur ishte adoleshente modelja vuajti nga kanceri por e fitoi betejën.

“Si një e mbijetuar nga kanceri, ajo ishte mësuar të kalonte me sukses sfidat e jetës. Ajo luftoi shumë për të jetuar ditët e fundit në tokë. Jemi të vetëdijshëm se kjo dhimbje do ndihet në gjithë botën dhe nuk do jetë e lehtë për askënd”, shkroi familja e 30-vjeçares.

Gjithashtu edhe Rihanna ka postuar një foto të saj në profil dudke shprehur ngushëllimet.

“Një mbretëreshë. Një forcë. Një bukuri që e solli forcën e saj këtë vit duke frymëzuar kaq shumë të gjithë globin. Pusho në paqe motër”, ka shkruar këngëtarja.

Mama Cax

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?