Lamtumirë 'Tomkë'! Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur Enea Zhegu! Miqtë: Do mbetet simbol i brezit që kërkoi ndryshimin

29 Maj 2022, 08:20| Përditesimi: 29 Maj 2022, 10:57

  • Share

TIRANË- Arti shqiptar në zi! Konematografia shqiptare ka humbur mëngjesin e kësaj të diele një prej aktorëve më të mirë. Ai është Enea Zhegu, aktroi i njohur në filmin “Tomka dhe Shokët e tij", ku luajti luajti personazhin e “Tomkës”, i cili mbylli sytë përgjithmonë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi i trishtë për vdekjen e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.

"U prehsh në paqe mik...Aktori i dashur i femijëve të kohës sonë Enea Zhegu", shkruan Anila Astrit Çobani.

"Ndonjëherë mjafton vetëm një rol që të kthehesh në legjendë. Tomka i dashur nga të gjithë, Tomka i lirisë,  Tomka që ngriti peshë zemrat e të gjithëve, edhe për ata që e njihnin... veç nga ekrani. Do mbetet Tomka jonē simbol i brezit që kërkoi ndryshimin.  Faleminderit qē na bëre të ëndërrojmë përmes Tomkës! R.I.P Enea Zhegu", ka shkruar Milena Selimi.

"Sa e trishtë është kjo ikja jote prej turravrapi në këtë fundpranvere o Artist i lindur, Enea Zhegu…! E luajte edhe dramën e ikjes pa kthim, njësoj si tek personazhet e roleve në filmat e tu aq të mrekullueshëm, kaq mbresëlënës, të cilat do të mbeten përgjithmonë të gjalla në kujtesën e publikut, të paharruara për të gjitha brezat. Ti ike duke bashkëudhëtuar në heshtje për vite me radhë, në një betejë me dhimbjen që të shkaktonte sëmundja tekanjoze e kapricioze, por asnjëherë dhe në asnjë çast nuk e lëshove veten, sepse jetove si qëndrestar stoik në përballje me atë flamë që pak nga pak kafshonte pjesë nga trupi yt vital…! Shpesh i padrejtë dhe i pamëshirë tregohet fati me Njeriun, por ti i shpërfille të dyja këto, sepse dite të ishe sfidant okatar dhe jetove si një artist i pazakontë deri sa dhe frymën e fundit… Por, e trishtë gjithsesi mbetet kjo ikja jote për të gjithë të afërmit, miqtë dhe adhuruesit e tu që i kishe pafund, kudo nëpër Shqipëri…. Lamtumirë Ena…. Pusho në Paqen tënde qetësinë e merituar…! R.I.P", ka shkruar Ilir Çumani.

Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albana: 29/05/2022 14:14

    Ngushellime familjes nuk kthehen me ky brez aktoresh ????????????

    Përgjigju
  • Une: 29/05/2022 11:41

    Vdiq Tomka dhe Ziguri! Role dhe personazhe qe do frymezojne ne vite.

    Përgjigju
  • Flori: 29/05/2022 11:21

    Ngushellime familjes, ,,,,rolet e tij jane te bukura ...

    Përgjigju
  • Vite të bukura: 29/05/2022 10:58

    Ngushëllime familjes. Do ngelet i paharruar në brezat e fëmijve që u rritën me rolet e Tomkës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?