Presidenti i Vietnamit, Tran Dai Quang

Bota

Ndërron jetë në moshën 61 vjeçare, presidenti i Vietnamit

21 Shtator 2018, 11:09| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 11:14

  • Share

Media shtetërore e Vietnamit ka njoftuar se presidenti i këtij vendi, Tran Dai Quang, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.  “Presidenti Tran Dai vdiq më 21 shtator në spitalin ushtarak”, raportoi Agjencia e Lajmeve në Vietnam.

Quang ka pasur kryesisht rol ceremonial si president, pasi kryeministri dhe udhëheqësi i Partisë Komuniste, mbajnë shumicën e pushtetit. Qunag  është betuar si president në vitin 2016, pasi është zgjedhur nga Partia Komuniste pa opozitë. Po ashtu Quang ka shërbyer më herët si ministër i Sigurisë Publike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?