Hulk Hogan

Bota

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Hulk Hogan! Dyshohet se legjenda e wrestling-ut vdiq nga një arrest kardiak

24 Korrik, 18:10| Përditesimi: 24 Korrik, 18:20

  • Share

Ka ndërruar jetë Hulk Hogan: legjenda e wrestling-ut vdiq në moshën 71-vjeçare, më 11 gusht do të mbushte 72.

Lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së wrestling-ut Hulk Hogan e ka bërë publik portali TMZ, duke shtuar se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë një arrest kardiak.

Të enjten në mëngjes, personeli mjekësor ndërhyri në shtëpinë e tij në Florida, ku konfirmuan vdekjen si pasojë e një arresti kardiak. Vetëm pak javë më parë, bashkëshortja e Hogan kishte mohuar zërat sipas të cilëve ai ndodhej në gjendje kome, duke deklaruar se zemra e tij ishte “e fortë” ndërsa po rikuperohej nga disa ndërhyrje kirurgjikale që kishte kaluar.

Hulk Hogan e shndërroi wrestling-un profesionist në një sport argëtimi për gjithë familjen. Para tij, wrestling-u i drejtohej një audience më të ngushtë. Teatraliteti i tij në ring ishte magnet për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Hogan ishte gjithashtu një aktor dhe personazh televiziv amerikan (i paharrueshëm roli i tij në Rocky III). Ai lindi më 11 gusht 1953 në Augusta, Georgia, dhe u bë i njohur për karizmën, mustaqet bionde dhe shiritin e kuq në ballë. Në vitin 2005 u fut në WWE Hall of Fame. Të paharrueshme mbeten ndeshjet e tij kundër André The Giant (i ndarë nga jeta më 28 janar 1993), Undertaker dhe King Kong Bundy (i vdekur më 4 mars 2019).

Në vitet ’80, Hogan ishte rreth dy metra i gjatë, por me kalimin e viteve humbi rreth tetë centimetra në gjatësi, si pasojë e ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në shpinë dhe shtyllën kurrizore, edhe pas tërheqjes nga sporti, për shkak të dhimbjeve të forta fizike.

Në nëntor të vitit të kaluar, bënë xhiron e botës pamjet e legjendës së WWE që gris bluzën në skenë gjatë Konventës Kombëtare Republikane, pak para fjalimit të Donald Trump.

lajm në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 24/07/2025 18:22

    Normale,gati te gjithe keta jane te pompuar me steroide,dhe qe kane efekte anesore shume te renda ne sistemin e qarkullimit te gjakut.Nuk eshte as i pari as i fundit,keta dhe ata te bodybuilding kane perqindje te larta vdekjesh si kategori sporti!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?