Ka ndërruar jetë Hulk Hogan: legjenda e wrestling-ut vdiq në moshën 71-vjeçare, më 11 gusht do të mbushte 72.
Lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së wrestling-ut Hulk Hogan e ka bërë publik portali TMZ, duke shtuar se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë një arrest kardiak.
Të enjten në mëngjes, personeli mjekësor ndërhyri në shtëpinë e tij në Florida, ku konfirmuan vdekjen si pasojë e një arresti kardiak. Vetëm pak javë më parë, bashkëshortja e Hogan kishte mohuar zërat sipas të cilëve ai ndodhej në gjendje kome, duke deklaruar se zemra e tij ishte “e fortë” ndërsa po rikuperohej nga disa ndërhyrje kirurgjikale që kishte kaluar.
Hulk Hogan e shndërroi wrestling-un profesionist në një sport argëtimi për gjithë familjen. Para tij, wrestling-u i drejtohej një audience më të ngushtë. Teatraliteti i tij në ring ishte magnet për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Hogan ishte gjithashtu një aktor dhe personazh televiziv amerikan (i paharrueshëm roli i tij në Rocky III). Ai lindi më 11 gusht 1953 në Augusta, Georgia, dhe u bë i njohur për karizmën, mustaqet bionde dhe shiritin e kuq në ballë. Në vitin 2005 u fut në WWE Hall of Fame. Të paharrueshme mbeten ndeshjet e tij kundër André The Giant (i ndarë nga jeta më 28 janar 1993), Undertaker dhe King Kong Bundy (i vdekur më 4 mars 2019).
Në vitet ’80, Hogan ishte rreth dy metra i gjatë, por me kalimin e viteve humbi rreth tetë centimetra në gjatësi, si pasojë e ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në shpinë dhe shtyllën kurrizore, edhe pas tërheqjes nga sporti, për shkak të dhimbjeve të forta fizike.
Në nëntor të vitit të kaluar, bënë xhiron e botës pamjet e legjendës së WWE që gris bluzën në skenë gjatë Konventës Kombëtare Republikane, pak para fjalimit të Donald Trump.
lajm në përditësim...
Komente

Normale,gati te gjithe keta jane te pompuar me steroide,dhe qe kane efekte anesore shume te renda ne sistemin e qarkullimit te gjakut.Nuk eshte as i pari as i fundit,keta dhe ata te bodybuilding kane perqindje te larta vdekjesh si kategori sporti!!
Përgjigju