Franz Beckenbauer

Një prej më të mirëve në histori, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer

8 Janar, 17:33| Përditesimi: 8 Janar, 22:48

  • Share

Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Për të gjithë "Der Kaiser", Beckenbauer ishte një legjendë e futbollit gjerman. Si lojtar ai ishte kampion bote në vitin 1974 dhe si trajner fitoi Kupën e Botës 1990. Vitet e fundit Beckenbauer kishte vuajtur nga probleme të rënda shëndetësore dhe ishte tërhequr nga skena publike. Ai jetonte në Austri në zonën e Salzburgut.

Gjermani konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I madhi i futbollit gjerman pati një karrierë të gjatë, si lojtar dhe si trajner. Ai erdhi përmes sistemit të të rinjve të Bayern Munich në 1964,

Beckenbauer luajti për klubin gjerman, qytetin ku lindi, për 13 vite dhe fitoi shumë trofe duke përfshirë dy Topa të Artë.

Ora 22:44
Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit gjerman, Ceferin rikujton cilësitë e mahnitshme të Beckenbauer-it: Shkathtësia e tij, e pashembullt

1703172162_aleksandrceferin.jpg

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka reaguar për ndarjen nga jeta të Franz Beckenbauer një prej legjendave të futbollit gjerman, që gjithashtu listohet mes lojtarëve më të mirë në histori duke fituar Kupën e Botës si dhe 2 herë Topin e Artë.

Ceferin ka kujtuar karrierën e bujshme të Beckebauerit, duke nisur që nga mënyra sesi ai e kontrollonte lojën duke shkëlqyer me cilësitë e tij drejtuese.

‘’Bota e futbollit mban zi për humbjen e Kaiserit legjendar. Shkathtësia e tij e pashembullt, tranzicionet e këndshme midis mbrojtjes dhe mesfushës, kontrolli i topit dhe stili vizionar riformësuan mënyrën se si luhej futbolli në epokën e tij. Cilësitë e tij drejtuese shkëlqenin pasi ai ishte kapiten i ekipit kombëtar dhe Bayern München gjatë periudhave të tyre më të suksesshme dhe vazhdoi të shkëlqejë në karrierën e tij si trajner. Trashëgimia e Beckenbauer si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit është e padiskutueshme. Lamtumirë një legjende të vërtetë”, ka shkruar Ceferin.

Ora 19:01
Rama: Me ikjen e Beckenbauer shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë

1704737003_1kfranz696x464.jpg

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman Franz Beckenbauer.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës. Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit", shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mark: 09/01/2024 05:36

    Si gjithmone nuk surprizon me mediokrritetin e tij brilant kryeminastri ine! Femijrise sime psh nuk i shkeputet ndonje pjese. As te nipit tim. Sa bukur "Ne Shqiperine e burgosur brenda mureve te komunizmit", dhe patetike "kur" mendon qe e shkruan pikerisht pinjolli i trashegimise se byrose kriminale komuniste. Aq hipokrit sa e"kur" bota di cthote per futbollistin e shquar, ky ini si karagjoz i klasit te pare nga balerin e degdis ke teatri kukllave.

    Përgjigju
  • Iris: 09/01/2024 02:58

    I madhi,i pazevendesueshmi BECKENBAUER!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?