Louise Gluck

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare nobelistja e Letërsisë, Louise Gluck ‘gdhendi’ emrin e saj krah figurave më të rëndësishme të poezisë amerikane

14 Tetor 2023, 11:06| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 11:10

  • Share

Poetja amerikane dhe fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë, Louise Gluck ka ndwrruar jetw ditwn e djeshme (13 tetor) në moshën 80-vjeçare.

E lindur në Nju Jork, Louise Gluck konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të poezisë amerikane.

Ajo ishte nderuar në vitin 2020 nga Akademia Suedeze për zërin e saj të veçantë poetik dhe ishte bërë gruaja e 16-të që merrte Çmimin Nobel për Letërsinë.

“Poezia e Louise Gluck i jep zë etjes sonë të pashuar për njohuri dhe lidhje në një botë që shpesh është pak e besueshme. Puna e saj është e pavdekshme, “përshëndet në një deklaratë për AFP botuesi i Farrar, Straus dhe Giroux i Jonathan Galassi.

Puna e saj, e cila filloi në fund të viteve 1960 dhe është e famshme për stilin e saj të rrjedhshëm dhe idealizimin e bukurisë së thjeshtë të natyrës, ka fituar çmime të shumta në Shtetet e Bashkuara.

Për koleksionin e saj me poezi polifonike “The Wild Iris”, botuar në 1992, u nderua, me Çmimin Pulitzer.

Në më shumë se 50 vjet, Louise Gluck botoi një duzinë koleksionesh me poezi, ese dhe një roman, “Maridold and Rose: A fiction” (2022), për jetën e brendshme të dy binjakëve shumë të ndryshëm.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?