Prof. Dr. Mehmet Çeliku

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare gjuhëtari i njohur dhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Mehmet Çeliku

30 Dhjetor 2020, 10:11| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 10:20

  • Share

Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Mehmet Çeliku ka ndërruar jetë ditën e sotme. Çeliku ka qenë një gjuhëtarët më të njohur në Shqipëri si dhe autori i mbi 200 teksteve për Gjuhën Shqipe. Ai ishte një emër i nderuar i arsimit dhe gjuhës shqipe, një ndër profesorët më të vjetër dhe më një përvojë e karrierë gjysmëshekullore në arsimin e lartë si dhe një nga gjuhëtarët me një kontribut të theksuar dhe të larmishëm në gjuhësi, ndërsa ia kushtoi jetën e tij punës kërkimore. Ai është autor i mbi 200 teksteve.

Mehmet Çeliku u lind më 15 janar të vitit 1936 në qytetin e Elbasanit. Nga bankat e Normales do të vazhdonte Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi dhe më pas vazhdoi studimet pasuniversitare si Kandidat i Shkencave me temë disertacioni “Gegërishtja Jugperëndimore”, docent në vitin 1984 me temë “Probleme të morfologjisë” për të vazhduar më pas shkallët në Doktor i Shkencave me temë disertacioni “Format e Pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”.

Në vitin 1994, Çeliku mori titullin profesor me temën “Tipat e fjalive të thjeshta”. Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

Në fillimet e tij, Çeliku jepte mësim edhe në institutin dyvjeçar në Tiranë për tu bërë më pas në 1973 e në vazhdim si pedagog i Universitetit të Elbasanit dhe rektor për 4 vjet deri në vitin 1996. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?