Burrnesha e Malësisë së Madhe Hajdar (Fatime) Bardhi

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare “burrnesha” e famshme e Tropojës

6 Shkurt 2022, 21:29| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 07:46

  • Share

Është ndarë nga jeta Burrnesha e Malësisë së Madhe Hajdar (Fatime) Bardhi. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur miqtë e saj në rrjetet sociale. “Burrneshë” ishte një titull që e merrte gruaja e cila vendoste të mos martohet deri në fund të jetës së saj. Ajo merrte përsipër në familje punë që janë në traditën e meshkujve dhe kishte një status njësoj si të meshkujve në familje, apo edhe më gjerë. E tillë ishte gruaja nga Viçidoli, Fatime Bardhi, e cila e ndërroi emrin në Hajdar.

Hajdar Bardhi vishej si burrë, në kokë mbante qeleshen e bardhë, karakteristike për malësorët e kësaj ane duke rrezatuar ne çdo aspekt tipare burrërie e fisnikërie. Jeta e Hajdarit ishte e mbushur me punë e pse jo edhe me sakrifica te shumta. E lindur me 13 prill 1931 në një familje patriotike dhe e vlerësuar për atdhetari do të ushqehej që e vogël me këto vlera te larta. Ajo përjetoi burgosjen dhe internimin ne kampin famkeq të Portolongones në Itali të babait te saj, si nje nder antifashistet e pare të Malsisë së Gjakovës.  Më vonë përjetoi edhe vdekjen e parakohëshme të vëllait të vetëm, duke marrë përgjegjësinë për rritjen dhe edukimin e 6 femijve të tij.

Burrneshat, të njohura edhe si “virgjëreshat e betuara” i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme ende sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë. Arsyet e lindjes së kësaj tradite lidhen me një sërë faktorësh, në bazë të të cilëve qëndrojnë rregullat që organizonin dhe orientonin shoqërinë e dikurshme.

Ndër këta faktorë, më themelorët lidheshin me nevojën që kishin familjet pa një trashëgimtar mashkull për të ruajtur pasurinë familjare; për të shmangur ndonjë konflikt me pasoja fatale; për shkak të kushteve të vështira të jetesës, të cilat e detyronin një femër të shndërrohej në personin kryesor që kujdesej për familjen; por edhe për shkak të një zgjedhjeje personale që bënte femra, e cila dëshironte të bënte një jetë të tillë.

Postimi i plotë i Hysni Osmanaj

Ndahet nga jeta BURRNESHA e Malsisë Hajdar ( Fatime) BARDHI, duke lënë në pikëllim familjaret, te afermit dhe gjithe miqte dhe shoket e familjes se madhe Bardhi… Trupi i tij do varroset ne vend lindje Viçidol prane te parve te vet me dt. 07.02. 2022 ora 12.00.. Po kush ishte BURRNESHA NGA VIÇIDOLI…..

Viçidoli është një nder fshatrat e Tropojes me bukuri te rralla natyrore, me bjeshke e vrri te pa shoqe si rralle zone tjeter.

Por vlera me e madhe jane njerzit e tij, punetor, fisnik dhe atedhedashes..Me gjithe ndryshimet demografike te popullsise, pasoje e levizjeve drejt qendrave urbane, perseri ketu banoine rreth 60 familje ...Në këtë fshat ka lindur, është rritur dhe jetuar edhe Hajdar Bardhi (Fatime Bardhi),burrnesha nga Viçidoli.

Vitet e fundit kjo burrneshë ka tërhequr vëmendjen e shumë gazetarëve e turistëve jo vetëm nga Shqipëria,por edhe nga Europa e deri në Amerikë, duke realizuar intervista, kronika televizive e shkrime të tjera publicistike, ku flitet për jetën e saj deri në ditët tona.Në Tropojë ka patur e ka vajza që për një arsye a një tjetër nuk janë martuar,kjo më e theksuar në të kaluarën, te cilat ne pergjithesi kan veshur rroba djemsh, dhe jane prezantuar kudo si te tille, duke u quajtur “burrnesha”. E nje nder to ishte edhe Hajdar(Fatime) Bardhi.

Hajdar Bardhi vishej si burrë,në kokë mbante qeleshen e bardhë, karakteristike për malësorët e kësaj ane duke rezatuar ne çdo aspekt tipare burrerie e fisnikerie...Jeta e Hajdarit është e mbushur me punë e pse jo edhe me sakrifica te shumta. E lindur me 13 prill 1931 në një familje patriotike dhe e vlersuar për atdhetari do të ushqehej që e vogël me këto vlera te larta. Ajo perjetoi burgosjen dhe internimin ne kampin famkeq te Portolongones ne Itali te babait te saj, si nje nder antifashistet e pare te Malsise se Gjakoves. Me vone perjetoi edhe vdekjen e parakoheshme te vellait te vetem, duke marre pergjegjesin per rritjen dhe edukimin e 6 femijve te tij...Ne nje moshe fare te re e veshur si burre, krahas kujdesit per familjen merr pjese aktive në aksionet vullnetare të kohës për ndertimin e vendit. Shquhet si nje veprimtare e dalluar shoqerore ne levizjet per luftimin e zakoneve prapanike dhe emancipimin e shoqerise, e deri ne pjesmarrje ne aktivitetet sportive , ku per disa vite ka qene anetare e ekipit te qitjes se ekpit perfaqesues te Tropojes. Deri sa plotesoi vitet e pensionit punoi me perkushtim ne disa ndermarrje ekonomike ne qytetin e B.Currit, e vlersuar dhe e respektuar kudo ku punoi dhe jetoi.Pas daljes në pension kthehet përgjithmonë në fshatin e lindjes,në kullën ku u lind e u rrit në Viçidol.Dhomat brenda të restaruara bukur ngjajnë me një muze te vertete, ku jane ekspozuar fotografi të shumta të babait Halil Bardhi, dhe pjestar te tjere te familjes, dekoratat si ajo e “Trimerisë” dhe “Urdheri i Punës”,fotografia e Brahim Bardhit,gjyshit te Hajdarit,një bashkëluftetar i Bajram Currit. Dekorata e Sadri Bardhit, nje nder udhehqesit popullor ne levizjet antiosmane etj….

Per vlerat dhe kontributet e tij MIXHA Hajdar gezonte respekt dhe dashuri jo vetem ne Viçidol, por kudo ne Tropoje..Jeta dhe veprimtaria e tij ka qene objekt i disa shkrimeve edhe nga bashkevendasi viçidolas publicisti i njohur Riza Çelaj etj…Eshte pikerisht ky vlersim i bere , por edhe perkujdesja dhe dashuria plot mirnjohje dhe ngrohtesi e niperve dhe mbesave te shumte, bile edhe sterniperve, qe i sollen aq force e gjalleri..pavarsisht viteve te moshes. Ky pra, ishte banori me i vecante i Viçidolit, BURRNESHA e Malsise Hajdar Bardhi.!! I lehte i qofte dheu i vendlindjes se vet!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?