Jose Mateus Correia Silva

Sport

Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak

29 Nëntor, 13:32| Përditesimi: 29 Nëntor, 13:43

  • Share

BRAZIL - Një bodybuilder brazilian, Jose Mateus Correia Silva, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes intensive.

28-vjeçari, i njohur për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të peshave të rënda, ndërroi jetë në një palestër në Aguas Claras, në kryeqytetin Brasilia. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari nuk ia ka dalë.

'Marca' duke iu referuar disa mediave në Brazil, shkruan se ataku kardiak mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të steroideve anabolikë, një faktor i njohur që mund të shkaktojë probleme kardiake.

Edhe pse nuk ka prova se Jose përdorte steroide, disa e kanë parë ndryshimin drastik të trupit të tij, i cili po plakej me shpejtësi, si një nga treguesit.

Tiago, vëllai i Jose Mateus Correia Silva, deklaroi se i ndjeri ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë thashethemet që lidhnin vdekjen e Jose Mateus Correia Silva me përdorimin e steroideve anabolike.

"Ju keni qenë të mahnitshëm. Faleminderit për shumë gjëra, të dua. Qielli ka fituar një engjëll. Jose ishte një njeri shumë i dashur", thotë i vëllai.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 29/11/2024 13:39

    Mekat se eshte djale i ri por keta qe bejme palester sot mbushen me pislleqe per te fryre muskujt prandaj duhet te beni shume kundes mos pini pislleqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?