Një foshnje një muaj e gjysmë ka ndërruar jetë në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të njësisë Administrative Synej në rrethin e Kavajës. Burime nga spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Më pas prindërit e tij,në orën 07:00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.
Mjeku i familjes, ai që ligjërisht, firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar pa mësuar shkakun e vdekjes. Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit (pasi Kavaja nuk e ka një të tillë) ku do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.