Foto ilustruese

Ndërron jetë një tjetër i burgosur në Shënkoll! 49-vjeçari ishte i dënuar për grabitje

7 Tetor 2022, 09:11| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 09:13

  • Share

LEZHË- Një tjetër i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.

Ky është rasti i dytë që një i burgosur ndërron jetë brenda burgut të Shënkollit, ditën e djeshme ndërroi jetë edhe Azem Dauti, 55 vjeç.

Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?