John Tinniswood

Bota

Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë

26 Nëntor 2024, 16:58| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 17:00

  • Share

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Rekordet Botërore Guinness, ku informojnë se ai ka ndërruar jetë të hënën e 25 nëntorit në një shtëpi të të moshuarve në Southport, Angli

John Tinniswood lindi në Liverpool më 26 gusht 1912. Ai ishte një tifoz i përjetshëm i Liverpool FC, i lindur vetëm 20 vjet pas themelimit të klubit.

“Dita e tij e fundit ishte e rrethuar nga muzika dhe dashuria. Jhonit i pëlqente gjithmonë të falënderonte. Kështu që në emër të tij, falënderoj të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë viteve, duke përfshirë kujdestarët e tij në Hollies Care Home, mjekët e tij të përgjithshëm, infermieret e distriktit, terapistin profesional dhe stafin tjetër të NHS”, thanë familjarët në një deklaratë.

Në prill të 2024, në moshën 111-vjeçare, ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë, pas vdekjes së 114-vjeçarit Juan Vicente Perez nga Venezuela.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?