David Renne

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare dizajneri i ‘Guccit’ dhe ‘Moschinos’

11 Nëntor 2023, 10:06| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 10:10

  • Share

Dizajneri italian David Renne ka ndërruar jetë nëntë ditë pasi u bë drejtor kreativ i Moschino, në moshën 46-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por kompania mëmë e Moschino-s, Aeffe iu referua si “një sëmundje e papritur”, raporton BBC. Renne kishte qenë më parë shef i veshjeve në Gucci, ku punoi për gati 20 vite.

Renne lindi në Follonica, Toscana në korrik të vitit 1977.

Ai studioi në Universitetin e Firences dhe në shkollën e modës Polimoda dhe filloi karrierën e tij duke punuar me stilistin dhe mentorin italian të modës Alessandro Dell’Acqua, përpara se të shkonte në Gucci më 2004.

Emërimi i Renne si drejtor kreativ i Moschino u njoftua në tetor dhe ai do të debutonte me koleksionin e parë për Moschino në Javën e Modës në Milano në shkurt.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toto: 11/11/2023 12:39

    Kur thith shume mall, normale qe organizmi dobesohet dhe zemra ndalon se fonksuonuari. Keqardhje per nje talent te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?