TIRANË- Tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare edhe numri ish-dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo. Ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, e ndërsa ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.
Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së.
Ajo mbylli sytë sot pranë familjarëve të saj në Tiranë.
Kush ishte Vito Kapo?
U lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.Më 1941 mbaroi Institutin Femnor "Nana Mbretneshë" të Tiranës.
Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.
Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.
Ne radhe te pare ngushellime familjes.Sado e vjeter qe ka qene,per te afermit ndarja fizike eshte nje proces i trishtueshem. Nqf do bej nje krahasim sipas atyre qe kemi lexuar, po te kishte pushtet kjo,ka qene shume me agresive dhe intrigante se e ndjera Nexhmije. Edhe eleminimi i mehmetit mendoj se e ka zanafillen tek xhelozia e Vitos dhe Fiqretit,pasi ishte kjo qe futi pykat ne PPSH sikur Hysniun e vrau Ramizi. E Mehmeti si xheloz e karrierist qe ishte filloi te sfidoj edhe normat me fanatike te PPSH,me te cilat enveri ste falte,aq me teper kur i beri Mehmeti.
PërgjigjuKaq shume e paska dashte Nexhmija kete sa e mori me vete brenda 72 oresh
PërgjigjuNgushullime familjes Kapo. I qofte i kefte dheu. Qofte e xhenetit!
Përgjigjukjo eshte me e mire se nexhmija dmth,
PërgjigjuNgushellime familjes. Nuk e di si e priti Andi Bushati (analisti antikomunist) vdekjen e nuses se dajos. Tani na ben si i djegur per demokraci miu i bllokut te komunizmit.
PërgjigjuNgushellime familjes.
PërgjigjuNgushelloni dhe pinjollin Bushati qe na can drrasa cdo nate ne televizione
PërgjigjuNgushellime familjareve dhe miqve te shumet te familjes se besnikut te shtetit dhe popullit Hysni Kapo,
PërgjigjuSa shume rrokan kto klyshat jqj
PërgjigjuPo te pish raki me gjize heret do vdesesh.
uroj te kete paste kembene mbare ajo nexhmija ti marri me vete cdo 3 dite kete fare te keqe
Përgjigju