Ndërron jetë 71-vjeçari me COVID-19, në gjendje të rëndë prej një muaji

29 Prill 2020, 22:12| Përditesimi: 29 Prill 2020, 22:39

  • Share

Një pacient 71-vjeçar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?