pedagogu dhe ish-rektori Jani Dode

Ndërron jetë pas betejës me COVID-19 ish-rektori i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’

11 Dhjetor 2020, 12:42| Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 12:49

  • Share

Një lajm i hidhur është bërë më dije ditën e sotme ku ka humbur jetën pedagogu dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, prof.dr Jani Dode. 

Pedagogu ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, ku nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin.

Dode është zgjedhur rektor i universitetit të Elbasanit në vitin 2000, ndërsa njihej si personalitet i shquar i arsimit në qytet.

Për vdekjen e prof.drJani Dode ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, i cili ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjarët e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e përkushtuar.” ka thënë kryebashkiaku i Elbasanit.  


Lajmi kryesor:

Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 11/12/2020 16:51

    Burre zotni nga te rrallet qe takojme ditet e sotme.I ndrite shpirti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?