Materniteti i Gjirokastrës

Ndërron jetë pas lindjes, autopsia e 19-vjeçares nga Gjirokastra do të kryhet në Tiranë

14 Nëntor 2020, 10:46| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 10:49

  • Share

GJIROKASTËR - Pasditen e djeshme ka filluar autopsia në trupin e Klea Muxhajt, 19-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë pas lindjes së foshnjes së saj.

Mjeku ligjor i cili kishte ardhur nga Tirana një ditë më parë, ka bërë autopsinë gjatë orëve të mbëmjes por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së saj.

Kampione të organeve jetike janë dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës në kryeqytet për të analizuar shkencërisht shkakun e vërtetë të vdekjes.

Ndërkaq dje në mbrëmje oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë dëshmitë e vjehhrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të 19-vjeçares si dhe të 3 mjekëve që kanë asistuar në operacion.

Deri më tani Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ngritur asnjë akuzë derisa pritet përgjigja shkencore e autopsisë.

Lajm në përditësim...

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?