Poeti i njohur, Arben Duka

Ndërron jetë poeti i njohur Arben Duka

14 Dhjetor 2021, 10:35| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 14:55

  • Share

TIRANË- Mëngjesi i kësaj të marte ka nisur me një lajm të hidhur. Poeti i njohur, Arben Duka ka ndërruar jetë ditën e sotme, e ndërsa nga sa bëjnë me dije miqtë e tij ka pësuar për shkak të një ataku kardiak.

Ai u nda nga kjo jetë në moshën 64-vjeç. Duka ishte një mik i Shqiptarja.com, i cili ka botuar në gazetën print disa shkrime ndër të cilat mund të veçojmë " Dhimbjet i mposht vetëm me morfinë e satirë", "Veç emri i "piktorit" lodrën të kalon"... apo edhe "Ç'po ja thotë Bilbili"!

Një biografi e shkurtër e Arben Dukës?
Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin "Aleksandër Xhuvani".Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Eshtë bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës,ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.
Ka mbuluar për rreth shtatë vjet Intervistat e Kaso Koses në gazetën "Intervista" duke qenë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Megjithatë, Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Disa nga titujt e librave të tij janë:
-1.Nektari i këngëve.
2.Njëmijë puthje
3.Ç'të bëj me fjalën?
4.Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
5.Unë isha një i vetëm
6.Intervistat e Kaso Kosës
7.Vetëm ty të kam
8.Gjiri i Virgjëreshë i botuar gjashtë herë.
9.Ç'ja thoshte bilbili-humor e satirë.
10.Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
11.Grek o grek kokë goricë-satirë.
12.Rroj se nuk vdes dot
13.Labovë moj Labovë-poemë.
14.Kristale të thyer
15.Dashuria është abstrakte
16.Aromë vajze
17.Heroi i dashurisë
18.Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
19.Vipa dhe rripa-humor dhe satirë
20.Taksidarët e gjakut-satirë
21.Njeriu me bllok
22.Aliu dhe Saliu
23.Rebelohuni-satirë
24.Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU 25.Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume…etj, etj…
Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, por është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "Nderi i Odries", "Nderi i Lunxherise", "Nderi i veteraneve te luftes".

Ora 14:45
Ndarja nga jeta e poetit Arben Duka, ministrja e Kulturës: U shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit të madh Arben Duka.

“Epitaf për vete. Të gjitha kurrë s’mund të thuhen, në pllakë të varrit për njerinë, ndaj unë kam lënë që të më shkruhen: “Jetoi dhe vdiq për Dashurinë!” Lamtumirë Arben Duka, që u shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun! U prehsh në paqe poet!” shkruan Margariti.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agroni: 04/02/2022 16:26

    Vdiq nje vigan nje kolos i penes ...je i pa vdekshem mik do kujtohesh nder breza per penen jote...po te favorizoi pak zoti se mbas teje o legjende iku dhe yt bir (favori qe qe iket ju para) cfar tragjedie ..tashme eshte e njohur prej shekujsh qe njerzit e mir e me vlera i mer zoti...

    Përgjigju
  • Vlora: 14/12/2021 20:23

    I paharruar qofsh Beni.Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Qwert: 14/12/2021 17:04

    Po beni te kopjuara i kishte te gjitha ato qe publikonte ..per raki poooo

    Përgjigju
  • redi: 14/12/2021 17:03

    Mbas vdekjes kujtim ka dhe per njeriun e mire qe i dha dicka pozitive popullit te tij ashtu sikurse ka dhe njerez qe do kujtohen per keqedashesine e tyre per popullin.Arben Duka me vepren dhe penden e tij do mbetet i paharruar se shkrou ne dutet me te mira dhe me te keqija ketij populli .Ai do i bashkohet Baxhakut,Dor Kekos dhe shume te tjereve qe kane lene vepren dhe emrin e mire midis shqiptareve.U prwdsh ne paqe o njeriu i pendes se arte

    Përgjigju
  • RIP!: 14/12/2021 15:21

    Edhe nje NJERi me pak ne kaosin dhe katrahuren e zhurmshme te turmave te dykembeshave pa vlere, qe baresin e vegjetojne ne arnaudistan. Shume, shume keq. Jetojne ca vemje e maskarenj e behen 90 e 100 vjeç, e vdesin te tilla perla e legjenda e visare te shoqerise. PSE?!! ç'jane keto padrejtesi te pakuptimta (ose ne si arrijme qe ti kuptojme). Pse nuk e ke kalkuluar O ZOT I MADH, qe Gjenite dhe Njerezit qe i fillon emri me shkronje te madhe, ato qe e frymezojne dhe i japin ndriçim dhe shprese njerezise, ata qe punojne dite e nate per ta ngritur sado pak dykembeshin e mjere ne nje lartesi sado te vogel nga bataku ku ka rene e ku po zhytet gjithnje e me shume, pikerisht ata ikin me shpejt se horrat e tartabiqet. O ZOT, po ta kishe bere ndryshe edhe humbamenot do te ishin munduar qe te beheshin me te mire e me te vlefshem. Por shumica don qe te jetoje qe te dhjese e shurroje edhe ca me shume e ta mbushi koven me mut deri sa te mos mbaje me. Shkofsh ne Parajse o i madhi Agron DUKA (qe si ke mbiemrin e ke edhe origjinen, Duke e Konte e Markeze kane qene te paret e tu padyshim), dhe qe atje vazhdo ta shikosh kete token qe le pas, plot balte e derte, me ate ndjenjen tende te sarkazmes e humorit dhe gjithashtu edhe te dashurise qe s'tu nda TY per asnje çast. Jezu KRISHTI te pret. Nerez te Vertete si Ty, pa dyshim qe e zbukurojne edhe vete Parajsen. Lavdi Kujtimit Tend, Jete Te Jeteve. Ne Zemrat e Mendjet e Njerezve Do Te Mbetesh i Pa Vdekshem Dhe i Pa Harruar. RIP!

    Përgjigju
  • Shefik Arifi: 14/12/2021 14:22

    Ngushëllime të sinqerta për gjithë familjarët dhe kombin mbarë për vdekjën e poetit kombëtar Arben Duka. Në librin e fundit e kisha redaktues. E paharruar qoftë vepra kolosale e poetit. Beni u prefshë në paqe mik. Do na mungojnë vargjet e tua të mrekullueshme.

    Përgjigju
  • Maks: 14/12/2021 13:05

    Jam nje lexues i rregullt i poetit ton kombetar arben duka Qofsh i parajses ben Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Liro: 14/12/2021 13:03

    Lamtumire i Madh. Do te takoj sa here ne librat e tu.

    Përgjigju
  • Sejdi: 14/12/2021 12:24

    Unë lexuesi, shpreh bashkëdhembjen me familjen, miqët dhe lexuesit për vdekjen e hershme, të ushtarakut dhe poetit të njerëzishëm e patriot, Arben Duka. Qoftë i përhershëm kujtimi për te!

    Përgjigju
  • rezi: 14/12/2021 12:12

    Ndjej shumë keqardhje për vdekjen para kohe të poetit të dashur Arben Duka. Pena e tij ka luajtur rol të rëndësishëm në hallet, brengat e gëzimet e popullit tonë. Mjaftonte një poezi e Arben Dukës, që ne emigrantët të mernim pak energji dhe shpresë kur Shqipëria ishte rëndë, na e zbutnin dhimbjen vargjet e tij. Këngët e tij janë të pavdekshme. Do kthehem të lexoj librin "Ç'të bëj me fjalën". E ka qëndisur aq bukur, si elegji për secilin nga ne. Pushofsh në paqë Arben Duka, të qoftë dheu i lehtë!

    Përgjigju
  • Anna: 14/12/2021 12:08

    Lamtumire poet i dashur .

    Përgjigju
  • Scutari: 14/12/2021 12:05

    Ngushellime familjes Duka!!

    Përgjigju
  • Otto: 14/12/2021 11:55

    I paharruar kujtimi I te madhit Arben Duka RIP o poet i kengeve.

    Përgjigju
  • thoma meksi: 14/12/2021 11:14

    keqardhje e thelle per humbjen e parakoheshme te mikut tim labovit Benit te paharuar Qoft i parajses.Do mbetet i paharuar poeti i Odries sepse vargjet e tij jane te paharuara.Tome Meksi

    Përgjigju
  • neri: 14/12/2021 11:06

    ngushellime familjes,

    Përgjigju
  • Erik: 14/12/2021 10:57

    Iku dhe nje gjigand nga skena e penes shqiptare. Te qofte dheu i lehte poet, humbje dhe trishtim i madh per gjithe ata qe te ndiqnin.

    Përgjigju
  • LORA: 14/12/2021 10:51

    Arben Duka e jetoi jeten e tij duke i sherbyer cdo dite Atdheut,njerzve,kultures,miresise e mbrothesise. Te qofte i lehte dheu, mjeshter i fjales-melhem per njerzit .

    Përgjigju
  • Pelioni: 14/12/2021 10:46

    I pa harruar në përjetsi kujtimi i Arben Dukës,gjigandi i fjalës të zemrës,ngushëllime familjes.

    Përgjigju
    • Fatosi: 14/12/2021 11:40

      Beni qofsh iparajses.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?