Stadiumi i Bordeaux

Ndërron jetë vëzhguesi i Bordeaux, u sëmur nga malaria në Afrikë

3 Maj 2023, 16:45| Përditesimi: 3 Maj 2023, 16:47

  • Share

Bordeaux në Ligue 1 në Francë njoftoi vdekjen e Christian Lariepe, një nga vëzhguesit e klubit. Lariepe punonte në Afrikë dhe vdiq papritur në moshën 63-vjeçare. Siç raportohet nga L'Equipe, ai ishte sëmurë nga malaria në Kamerun dhe për këtë arsye ishte shtruar urgjentisht në spital ditët e fundit.

Lariepe kishte punuar gjithashtu me Marseille, Nantes, Lille dhe Dinamon e Moskës. Ai ishte një figurë e njohur në futbollin francez, i pranishëm në të gjitha turnetë e të rinjve dhe të gjitha ngjarjet kryesore në Kontinentin e Afrikës për të identifikuar talentet më të mirë në futboll.

"Christiani na la shumë shpejt. Ai ishte një vëzhgues vizionar për klubin tonë, veçanërisht në Afrikë. Ishte mbi të gjitha një mik i ngushtë, soliditeti i të cilit në marrëdhëniet tona matej me qëndrueshmërinë e tyre në kohë të mira dhe të këqija. Mik besnik, profesionist i shquar, dashnor i futbollit, mungesa e tij do të lërë një boshllëk të madh", shkroi presidenti i Bordeaux, Gerard Lopez.

Christian Lariepe

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?