Kronikë

Lule për çiftin e bashkëshortëve që vdiqën në aksident! Familjarët thirrje: Aksi Lezhë- Shëngjin i degraduar, po merr jetë njerëzish

16 Shkurt, 09:02| Përditesimi: 16 Shkurt, 11:45

  • Share

Familjarët e çiftit të bashkëshortëve që humbën jetën pasditen e 12 shkurtit në rrugën Lezhë-Shëngjin, u rikthyen në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik.

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve ata vendosen kurorë me lule dhe ndezën qirinj në nder të viktimave, 33-vjeçarit Paulin Zefi dhe bashkëshortes së tij Zhaklina Hysa.

Familjarët e të ndjerëve kërkojnë që t’i kushtohet vëmendje këtij aksi rrugor, pasi mungesa e standardeve po sjell aksidente edhe me pasoja fatale për jetën.

“Kam vënë re se kjo është një rrugë që duhet t’i kushtohet vëmendje, shumica e aksidenteve që kanë ndodhur këtu kanë qenë me pasoja të mëdhaja. Edhe shoferët të tregojnë kujdes, të respektojnë kodin e tyre se një gabim i tyre do të sjelli një pasojë të pashmagshme dhë një dhimbje që nuk ka për t’u harruar kurrë”, tha Sokol Zefi, familjar i viktimave për Report Tv.

Shqetësmi për degradimin e rrugës Lezhë-Shëngjin dhe mungesën e sinjalisitikës në këtë segment është ngritur edhe nga banorë të zonës.

Ata kërkojnë marrjen e masave dhe prezencë të shtuar të policisë, për të shmangur aksidentet në këtë rrugë e cila gjatë sezonit të verës është mjaft e frekuentuar.

"Këtu është rruga shumë e keqe. Makina ka zënë 5 vetë në lagjen tonë. Makinat ecin me 150-180km në orë. Policë nuk ka këtu. Të vendos dorë shteti ose mos të dalim jashtë fare. Ose dhe kur të dalim t’i japim dorë familjarëve, nuk i dihet do kthehemi apo jo më (në shtëpi)", tha një banor i zonës për Report Tv.

Ndërkohë specialisti i sigurisë rrugore Rrok Lelçaj thotë se ky segment rrugor, nuk i plotëson standardet dhe në keto kushte drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes, si e vemtja mënyrë për të shmangur aksidentet.

“Sinjalistika në këtë rrugë duhet të jetë e kompletuar. Shpejtësia duhet të reduktohet në maksimum. Policia gjithashtu duhet të jetë e pranishme, sepse ecin shumë shpejt. Edhe dritat po ashtu janë shumë të rëndësishme. Po zbatove kodin rrugor, tabelat nuk ndodh asgjë. Le të zgjerohet pak më shumë rruga tha”, Rrok Lelçaj për Report Tv.

Paulin Zefi dhe bashkëshortja e tij Zhaklina Hysa humbën jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.

Policia është në pritje të përgjigjes së aktit të ekspertimit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik, por mungesa e standardeve në rrugë dhe sinjalistikës mbeten shqetësim në këtë segment me gjatësi 7 km.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • R32: 16/02/2025 12:07

    Mjaftojne nje 3-4 telekamera .....

    Përgjigju
  • luli: 16/02/2025 10:47

    Aksi rrugor esht ne rregull por jan shoferet qe fluturojn me presh .. Aksidentet aty vetem nga shpejtesia ndodhin .. e shpejtesi quhet +110km/h ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?