Ndërtim në bazën Ushtarake të Shëngjinit? Lame: Është shembulli tipik i grabitjes së pronës shtetërore

22 Mars 2021, 12:56| Përditesimi: 22 Mars 2021, 13:20

  • Share

 

Kreu i Kadastrës Artan Lame u pyet gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme edhe për një ndërtim që po kryhet në bazën Ushtarake të Shëngjinit. Lame tha se ky është një shembull tipik i plaçkitjes së pronës shtetërore.

‘Kam informacion po aq sa ke dhe ti. E kam lexuar në internet, është shembulli tipik i plaçkitjes së pronës shtetërore. Ka qenë e regjistruar baza në Kadastër, aty ka kthim prone, ka një vendim të kthimit të pronës, vendime i çmendur gjykatë. Prona nuk ka qenë e regjistruar në Kadastër. Ka dalë më vete për tu regjistruar, por kurrë nuk është regjistruar për ti dhënë mundësi për të bërë këto numra dhe këto plaçkitje të pronës private.’- tha Lame.


Lajmi kryesor:

Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?