Një ligj me porosi e konsideroi deputetja Ina Zhupa ligjin për zonat e Mbrojtura i cili kaloi në komisionin përgjegjës të Veprimtarisë Prodhuese dhe bëhet gati për t’u votuar të enjten në Kuvend. Duke iu referuar një shkrimi të botuar në median online, për një projekt ndërtimi në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Zhupa tha se ligji i shërben interesave sipas saj të klientëve të pushtetit.
“Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej”
E ashpër ishte përgjigja e deputetit socialist Erion Braçe, i zgjedhur pikërisht në Divjakë, i cili i quajti mashtrime lajmet dhe deklaratat e opozitës për një projekt i cili sipas tij nuk ekziston.
“Për ta bërë sa më të madhe gënjeshtrën, dhe për të bërë sa më të madh edhe dëmin bashkëngjisin procese këtu e 5-6 vite të shkuar me një takim të bërë para 2 javësh me një plan të integruar zhvillimor të prezantuar atje dhe pastaj edhe me shkatërrimit të madhe të Divjakës për shkak të interesave materializuar me disa foto që nuk i gjen kurrkund, kurrkush, se ku janë edhe kush i ka paraqitur dhe parë” tha Braçe.
Në fjalën e tij në komisionin e Ekonomisë, Braçe shpjegoi edhe të vetmin projekt që ekziston për Divjakën, që sipas tij përfshin të gjithë sektorët që kanë interes publik dhe jo vetëm parkun, projekt i prezantuar gjatë një takimi 19 janarin e kaluar ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Rama.
“Janë pronat e projektet e integruara publike që kanë të bëjnë me bimësinë, turizmin peshkimin. Projekti përfshin unazat rrugore të kodrës së Divjakës për tua bërë më të lehtë banorëve atje. Përfshin mirëmbajtjen e Lagunës dhe ndërtimin e një argjinature për të mbrojtur tokat bujqësore por edhe për Lagunën për ta bërë më të aksesueshme për ata që duan të lëvizin me biçikleta, në këmbë, me kafshë dhe me çdo gjë tjetër”
Plani i integruar i zhvillimit të Divjakës përfshin gjithashtu ndërtimin e strukturave publike apo partneritet publik-privat, një treg për produktet e zonës, projekti i gërmimit përfundimtar të zbulimit të vendbanimit të vjetër të Arnisës në atë territor dhe një Zip-Line nga kulla që është në qendër të parkut të Divjakës.
Një ligj me porosi e konsideroi deputetja Ina Zhupa ligjin për zonat e Mbrojtura i cili kaloi në komisionin përgjegjës të Veprimtarisë Prodhuese dhe bëhet gati për t’u votuar të enjten në Kuvend.
Zhupa tha se qëllimi i këtij ligji duket me shembullin konkret të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, që sipas deputetes së opozitës do të ndërtohet në zonën e mbrojtur që sot nuk lejohet.
‘Një ligj qartësisht me porosi, siç e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.
Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia!’- tha Zhupa.
Deklarat e plotë
Me investigimin e gazetarit Artan Rama, ra edhe fasada që mbulonte ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura, që Partia Demokratike e ka kundërshtuar që ditën e parë.
Një ligj qartësisht me porosi, sic e kishim paralajmëruar, i cili nuk sjell asnjë të mirë për vendin përkundrazi bëhet për interesat e klientëve të pushtetit për të ndërtuar dhe në këto zona. Shembulli konkret është ky projekt në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta që do të ndërtohet pikërisht në zonë të mbrojtur që sot nuk lejohet. Pronarët e tij kanë pasur siguri që do ndryshohej ligji për ta se ndryshe nuk do të projektonin në zonë ku nuk mund të ndërtohej.
Projekti shkatërrimtar në territorin e mbrojtur të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta quhet Kingcoast Divjaka. Fotografitë tregojnë se pishat do t’u hapin vend ndërtimeve, rrugëve me asfalt dhe vegjetacionit artificial. Praktikisht shkatërrimi i eko sistemit dhe i florës dhe faunës së vecantë të këtij parku. Harroni flamingon dhe pelikanin, apo pamjet e tjera mahnitëse. Një mushkri për vendin do të shuhet me këtë projekt.
Mirëpo ky nuk është i vetmi projekt që do bëhet në zonat e mbrojtura sepse ligji që shkatërron zonat e mbrojtura në kundërshtim me rekomandimet e BE, në kundërshtim me shoqërinë civile dhe me interesin publik pritet të kaloj me shpejtësi këtë të enjte në kuvend do i jap rrugë shkatërrimit të tyre në gjithë vendin. Nuk do kursehen që nga Dajti, e Kune Vain, Butrint, Pishë Poro, e çdo bukuri e zonë e mbrojtur sot. Deputetët socialistë do përdoren si kartona sa herë ja kërkon partia.
Të dashur qytetar, Rama e trajton Shqipërinë si plackë që mund ta ndajë në copa për klientët “ duke ngrënë qofte te Veranda”! Sot është dita që te protestojmë në orën 17:30 në bulevard, kundra këtyre ligjeve klienteliste që ju marrin edhe ajrin qytetarëve, kundra shkatërrimit të bukurive natyrore të vendit, kundra masakrës mjedisore për beton, kundra humbjes së gjurmëve historike e kulturore.
Ku ka tym,ka dhe zjarr! Znj.Zhupa,nese keni fakte drejtojuni org.nderkombetare te mjedisit dhe BE,mos u merr me Bracet me shoke,se atyre u duhen leke per fushate dhe jane shume afer zjarrit,u pelqen te ngrohen prane tij.Deklarata e UNESCO-s per Butrintin ishte nje shuplake e mire per politikanet tane te korruptuar.
PërgjigjuNe opozit nje pjes e vogel e deputeteve jane shume intrigante jane femra te rendomta qe gjithe diten vetem shpifin se dhe leksionet te partia nga shpifanjosi Berisha i kane mesuar!
Përgjigju