Prokuroria e Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Konfiskohen 7 vila në zonën e Mulletit, u ndërtuan me dokumente false, fajtorë 9 persona mes tyre 2 arkitektë

5 Dhjetor 2024, 14:02| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 14:49

  • Share

Tiranë- Gjykata e Tiranës konfiskoi 7 vila të të ndërtuara me dokumente të falsifikuara në zonën e Mulletit në Tiranë, ndërsa dënoi 9 persona përfitues të këtyre nëdrtimeve, mes tyre dhe 2 arkitektët.

Ata u shpallën fajtor për veprën penale ‘ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.

Hetimet kishin nisur prej vitit 2023 nga Prokuroria e Tiranës.

“Në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetet e veprave në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetacioni tekniko-ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë”, sqaron Prokuroria.

Të shpallurit fajtorë nga Gjykata janë:
1. Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”
2. Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
3. Manush Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
4. Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
5. Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”; 
6. Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
7. Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
8. Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe
9. Arblin Harizi, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”

Hetimet paraprake të prokurorisë kanë nisur vitin e kaluar (2023) për veprën penale të “ndërtimi të paligjshëm". Sipas prokurorisë, Armando Prelezi dhe Klevis Bregu përdorën të dhëna të rreme në aplikimin për leje duke i zhvendosur 5 objekte ndërtimi me sipërfaqe 1470 në një pronë shtetërore të dhënë me qira Gani Mokës.

28 Mars të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 7 vilat dhe mori të pandehur 9 personat. Çështja për rastin në fjalë u hap në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ku u arrestuan edhe 2 arkitektët.

 

 

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Tiranës

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?