Foto ilustruese

Ndërtime pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy persona në Elbasan! Tre të tjerë në hetim

24 Dhjetor 2021, 15:25| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 15:29

  • Share

Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë nën hetim nga Policia e Elbasanit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. A.T., 49 vjeç ka rënë në pranga pasi u kap duke ndërtuar një objekt shtesë pa lejen përkatëse ndërsa një 23-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të atit.

Sakaq, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se R.P., dhe A.S., janë nën hetim për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”;

27-vjeçari Q.B., banues në Përrenjas është nën hetim nga policia për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. 

Njoftimi i Policisë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë. Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

- R. P. dhe A. S., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”;

- Q. B., 27 vjeç, banues në Përrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?