Kronikë

Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura

2 Korrik 2021, 21:02| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 07:41

  • Share

Operacioni I shembjes së ndërtimeve pa leje që ka nisur fillimisht me zonën bregdetare do të shtrihet në mbarë vendin. Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar nga Pogradeci se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje nga Vermoshi në Konispol. Lame tha se është nisur me vijën bregdetare fillimisht pasi presioni i ndërtimeve pa leje ka qenë më i madh, por thuajse e gjithë vendi edhe zonat turistike liqenore apo ato pyjore nuk i kanë shpëtuar dot ndërtimeve pa leje. Gjatë këtij paralajmërimi Lame tha se nuk e  bën për të trembur njerëz, por  të mos flenë të qetë ata që e dinë që e kanë bërë dëmin përmes ndërtimeve pa leje.

 “Në lidhje me hartën e ndërtimeve pa leje që do prishen ndërtime Lame thotë se është i gjithë territori nga Vermoshi deri në  Konispol. Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si proces do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por  për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç'duhet, as nuk dua që njërit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni”, tha Lame.

Teksa mori pjesë në legalizimin e një pallati në Pogradec,  Lame tha se edhe këtu nisi legalizimi i pallateve të braktisura pronarët e të cilëve kanë falimentuar dhe në mungesë të legalizimit nuk mund të shesin dot as apartamentet që kërkohen nga qytetarët.

“Tashmë jemi në Pogradec ku kemi nisur legalizimin e pallateve të braktisura dhe më duhet të them që këtu ka shumë pallate të tilla. Pallate që kanë shkelur lejen, kanë tejkaluar lejen e ndërtimit, janë fare pa leje, nuk gjejmë ndërtuesit apo ka falimemtuar ndërtuesi dhe i ka braktisur. E filluam në Pogradec me një rast të lehtë pasi kishim ndërtuesin, por  ka shumë raste të vështira të tjera. Duke qenë se është qytet turistik dhe ka pallate të tilla që i shërbejnë fluksit të turizmit dhe për pasojë duke mos pasur legalizim dhe certifikatë pronësie nuk i shesin dot tek kërkuesit nga qytetet e tjera”, tha ai.

Lame e ka cilësuar histori suksesi legalizimin e pallateve të braktisura në Tiranë e disa qytete të tjera. Ndërkohë që nga veri në jug vijon prej javësh aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara në vijën bregdetare nga çadrat e shezlongët pa zotëruar leje si dhe janë proceduar edhe administratorë hotelesh nga Velipoja në Ksamil.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cas: 03/07/2021 09:11

    Po ke kastratin qe po nderton ca kulla te sheratoni. Ne qender te tr. as ne vermosh as ne konispol... ju sfidoj te publikoni lejen.

    Përgjigju
  • Poli: 03/07/2021 02:51

    Si ta kiptojme kete, pa leje do ti prishim, kurse ato te tjerat, pa leje, do ti legalizojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?