Politikë

Ndërtimet pa leje, Meta: Do të depozitojmë ligj në Kuvend! Qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit

28 Shtator 2022, 13:54| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 14:57

  • Share

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke kritikuar sërish Edi Ramën ndërsa u shpreh se do të depozitojnë një ligj në Kuvend që qytetarët të shpëtojnë nga makthi i shantazhit.

“Ai e ka syrin pishë edhe për të parë kotecin e të moshuarës atje në Nartë të Vlorës edhe për të treguar ligjin e burgun një 82-vjecare. E ka të tillë për të parë edhe avullitë e banorëve dhe dritaret, por nuk i punojnë sytë për të parë gratacelat. Partia e Lirisë është  e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët shqiptarë sa i takon marrjes peng përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pengmarrjes për arsye elektorale e korruptive. Pas 10 vitesh nuk mund t’i ankohet askujt për gjithçka ka ndodhur pa leje. Për t’i dhënë fund, do të depozitojmë ligj për legalizimet në Kuvend që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç ndërtimeve të realizuara mbi vepra të infrastrukturës publike në mënyrë që qytetarë të shpëtojnë nga makthi i shantazhit dhe patronazhistët e Rilindjes për këtë problem që kanë dhe përgjegjësinë e ka vetë shteti”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?