Politikë

Shemben ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama: Ndaluni, është e kotë! Do të përballeni me pasoja të rënda (VIDEO)

1 Tetor, 18:34| Përditesimi: 1 Tetor, 18:57

  • Share

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga shembja e ndërtesave pa leje, shkruan se ndërtimet pa leje duhet që të ndalen.

Rama shkruan se të gjithë ata, që vijojnë ndërtimet do të përballen me ligjin.

‘Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, ndaluni.

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda', shkruan ai. 

Ndërhyrja e parë në zonat e mbrojtura, ndodhi në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua me një sërë kritikash nga kryeministri Rama për shkak të 12 kabinave pa leje të ngritura mu në zemër të Thethit, përballë Kishës simbol të zonës. IKMT ka paralajmëruar se operacionet për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në të gjithë vendin.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?