Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria e Lezhës çon në gjykatë dosjen për ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin e IKMT-së e 6 të tjerë

2 Dhjetor, 09:04| Përditesimi: 2 Dhjetor, 13:08

  • Share

Lezhë- Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.

Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.

Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyres" e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Ndërsa i pandehur për vepren penale "Ndërtim i Paligjshem" është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Proçedimi penal,nr.1012 në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtese pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.

Prokuroria merr te pandehur dhe dergon ne Gjykate
Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të "Ndërtimit të paligishëm", parashikuar nga neni 199/a/4 te Kodit Penal.
2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.
8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

Ndërkohë janë pushuar hetimet në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të "Ndërtim pa leje" të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal si dhe është shuar masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje' që kishte dhënë gjykata e Lezhës më 5 nëntor 2023

Gjithashtu është kërkuar pushimi i hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?