Kronikë

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, do prishen 22 objekteve pa leje, banorët në lot: I ndërtuam për një copë bukë (VIDEO)

13 Shtator, 10:20| Përditesimi: 13 Shtator, 14:03

  • Share

TROPOJË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, vijoi sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë.

Aksioni i kësaj të shtune, përfshiu tre bujtina druri të ndërtuara nga banorët pranë hyrjes së parkut. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë evidentuar 20 objekte të paligjshme, ndërsa deri tani janë shembur 15 prej tyre.

Shumica e ndërtimeve u prishën nga vetë pronarët, ndërsa të tjerat po ekzekutohen nga forcat operative në terren. Operacioni, i mbështetur edhe nga Bashkia e Tropojës, do të vijojë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme brenda zonës së mbrojtur.

Ndryshe nga Thethi, ku pati përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, në Valbonë një pjesë e pronarëve të bujtinave kanë zgjedhur të bashkëpunojnë. Ata kanë nisur vetë çmontimin e ndërtimeve, duke shmangur konfliktin me autoritetet.

Një pjesë shprehen të pakënaqur, duke thënë se këto ndërtime janë investime të tyre dhe burimi kryesor i të ardhurave nga turizmi. Një grua në lot tha se bujtinat i ndërtuan për një copë bukë.

“Jam me plot ilaçe, e kam shtëpinë me ujë dhe lagështirë. E kemi ndërtuar për të ngrënë një copë bukë. Fëmijët janë duke qarë... Këtë vit e bëmë, këtë vit e prishën. Të na mbysin ne nëse duan me e prish... ”, tha e moshuara mes lotësh.

Aksioni në Valbonë vijon prej 3 ditësh. Kjo është ndërhyrja e dytë në zonat e mbrojtura, pas shembjeve masive në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua me një sërë kritikash nga kryeministri Rama për shkak të 12 kabinave pa leje të ngritura mu në zemër të Thethit, përballë Kishës simbol të zonës. IKMT ka paralajmëruar se operacionet për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në të gjithë vendin.

Ora 12:18
IKMT aksion në Parkun e Valbonës, do prishen 22 objekte pa leje, banorët në lot: I ndërtuam për një copë bukë (VIDEO)

Banorët e Valbonës kërkojnë mosprishjen e bujtinave. Sipas tyre, ata i kanë ndërtuar me leje të shtetit dhe se me të ardhurat që marrin nga dhënia me qira e dhomave për turistët, mbajnë shtëpinë dhe rrisnin fëmijët.

Një çift të moshuarish, janë shprehur se bujtinën prej druri e kanë ndërtuar këtë vit dhe se nga ky biznes marrin të ardhurat e vetme për të siguruar jetën së bashku me fëmijët.

“Jam me plot ilaçe, e kam shtëpinë me ujë dhe lagështirë. E kemi ndërtuar për të ngrënë një copë bukë. Fëmijët janë duke qarë... Këtë vit e bëmë, këtë vit e prishën. Të na mbysin ne nëse duan me e prish... ”, tha e moshuara mes lotësh.

“Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki. Në tokë tonë, në shtëpinë tonë, është gjynah. Me djeg shqiptari shqiptarin, më keq nuk ka. Kanë ardhur 3 policë dhe 1 police e më thanë ‘Ja pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi ndërtuar”, u shpreh i moshuari tjetër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lonard: 14/09/2025 09:39

    Jepjani voten dhe vilni shpijat e prishura vete ja dhate voten ktij qe mos pafte nji dite te bukur vetem droge

    Përgjigju
  • Gjergji: 13/09/2025 19:57

    Sic ka than Fishta, me lehte mbledh nje thes me pleshta se dy shqiptar. Kur lexon komentet qe ju behet zemra mal katunarve injorant nga jugu eshte per te ardhur keq. Gjynah qe jemi nje shtet, s‘kemi fare lidhje me injorantat dhe perversat e jugut. Fara e keqe e jugorve kan lind vetem per terror. Shpresoj qe Shqiperia te ndahet dhe te mos ekzistoj me si emer.

    Përgjigju
  • Popull i thjeshte: 13/09/2025 17:01

    Vetem ai qe e ka provuar, e di kalvarin e stermundimshem per te marre nje leje ndertimi. Nje nder arsyet qe akoma ka largime jashte vendi, eshte keqfunksionimi i hallkae te shtetit, ne cdo drejtim, gje e cila nuk eshte permirsuar fae.

    Përgjigju
  • Shpetim: 13/09/2025 16:36

    Po ndertimet pa leje te REXH BYBERIT dhe familjarve te tije? Nga Hidrocentrale me afera korruptive ne luginen e Valbones te ndertime pa leje ne gjith tropoje. IKMT e tropojes nje mafje

    Përgjigju
  • joti: 13/09/2025 15:25

    Me të vërtetë kur i shikon që shërben të vjen keq por përse ndërtojnë pa leje kjo është çmenduri,ose i kanë lekë jo të pastra dhe nuk ju dhimbsen.

    Përgjigju
    • @Joti: 13/09/2025 16:11

      Ndèrtojnè pa leje sepse çdo kontakt me strukturat e korruptuara shtetèrore èshtè njè torturè poshtèruese pèr çdo njeri me dinjitet. Nè fund tè "proçedurès teknike" do paguash sekserin, dhe nuk do marrèsh lejen e ndèrtimit siç mendon dikush,,por "garancinè" pèr tè vazhduar sepse nuk tè nget askush. Ky èshtè "shteti" i Edi Ramès.

  • Xhuki: 13/09/2025 14:04

    Nqs se je plot me ilaçe si e ndertove dot? Pse nuk more leje per ta ndertuar? Per ta ndertuar i kishe paret, por per leje jo? Pershendes ne menyre maximale nderhyrjen e shtetit kunder uzurpatoreve te mjediseve dhe te natyres. Gjynah qe kjo nuk ka ndodhur me pare edhe ne jug.

    Përgjigju
    • pomerpo: 13/09/2025 15:03

      ja dhe e ka thyer ligjin pa u kapur ja ka hedhur, po nje dite do keputet zullumi, se keta i kane aty, ja bejne muuu tullat dhe derrasat(lere betoni i fresket qe po hidhet). aman mor fare tju prishen derrasat e kalbura qe ua kane nxjerre leket e tashti deshin te hidhnin beton. Jane bere keta fshataret te papermbajtshem nderto ku ju do qejfi, a thua se jane ne toke te tyre. i moren per toka bujqesore me hajvanin berisha e tashme i quajne troje dhe eshte bere nje kaos urban, qe te iken truri. E keta thone ngrihuni e bjeruni pilicave qe vijne. epo hallall taksat e mija tua mbushun barkun me plumba, tek luftojne per "token" e tyre.

    • Pet.: 13/09/2025 14:30

      Dhe Ti ben si shenjetor, asnjehere nuk e ke thyer ligjin?. Mund te kene bere gabim, por asnjeri nga Ne nuk ka te drejte qe te beje moral , Pasi jane 2 milion ndertime pa leje ,(nga nje gardh dhe deri te banesa me tulla),ku te gjithe jemi perlyer, Por ama bertasim vetem kur na preket interesi. Me e pakta qe mund te bejme eshte te heshtim.

  • Meri: 13/09/2025 13:59

    Më vjen keq por...,ajo tokë,dhe ajo bukuri natyrore,është e tē gjithë shqipētarëve,dhe ju,nuk keni aspak të drejtë ta shfrytēzoni për interesin tuaj personal.Duhet të mësoni që:nuk preket dhe nuk përvetësohet prona e përbashkët:

    Përgjigju
  • Ju lo: 13/09/2025 12:54

    Gjith jemi për një copë buk! Po ndërtim pa leje nuk ndërtojmë.

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 13/09/2025 12:48

    Bravo e madhe pēr ktė veprim tē Edi Ramēs. Tok e xanme nuk marin vesh se kujtojn se ēshtē nē ktye hajduti kriminel bastard sali wc ēja.

    Përgjigju
  • joti: 13/09/2025 10:52

    Ju bëri rrugën shpellarëve të Thethit e Valbonës dhe filluan me TOK E XANUR....

    Përgjigju
  • filip: 13/09/2025 10:48

    Janë lek droge se po ti fitosh me djersë mendohesh mirë kur i përdor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?